Flash

Vulin i përgjigjet Ramës: Bashkimin Shqipëri - Kosovë do ta ndalë "bota serbe"

Lapsi.al 10 October 2021
Vulin i përgjigjet Ramës: Bashkimin Shqipëri - Kosovë do ta

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi se "bashkimi Shqipëri-Kosovë mbetet një aspiratë e tij".

“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm “të përmbahen të dyja palët”, - tha ministri serb.

“Unë bëj thirrje për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i “Botës serbe”, - është shprehur Vulin.

“Çdo gjë që lejohet për shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të ndalohet për serbët. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” dhe forca e vetme që do të mundësojë që serbët të mos drejtohen nga të tjerët është uniteti politik serb dhe krijimi i një “bote serbe”. Shpresoj që të gjithë ata që heshtin për deklaratën e Ramës për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” do të heshtin kur ne serbët të flasim për “botën serbe” “, shtoi ai.

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë” kreu i qeverisë Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama u përgjigj duke thënë se: “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI