Flash

Atentati i dyfishtë në Elbasan/ Personazhe të njohur të botës së krimit merren në pyetje në polici

Lapsi.al 10 October 2021
Atentati i dyfishtë në Elbasan/ Personazhe të njohur të

Personazhe të njohur të botës së krimit, në qytetin e Elbasanit, por edhe persona me precedent janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit, gjatë këtyre ditëve. Këtyre personave i janë marrë dëshmitë dhe janë pyetur lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin 5 ditë më parë, ku mbeti i vrarë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri. Por, pavarsisht se numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë, deri më tani prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar. Përsa i përket autorëve të krimit, duket se ato kanë llogaritur ccdo gjë, pasi nuk kanë lënë pas asnjë gjurmë.

Në automjetin e gjetur të djegur disa minuta pas ngjarjes në Balldren, grupi hetimor nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë, që mund të hedhë dritë mbi idetifikimin e tyre. Përgjigja e policisë shkencore, tashmë ndodhet në duart e hetuesve, ku sipas burimeve nuk është siguruar asnjë provë. Nga kqyrja e mjetit të djegur rezulton se nuk është gjetur asnjë gjurmë, si në automjet ashtu edhe në dy armët e gjendura në makinë.

Shpresa e vetme e prokurorisë për idetifikim të autorëve janë kamerat e sigurisë të sekuestruara përgjatë aksit Elbasan-Metalurgji, aks të cilin kanë përshkruar autorët pas krimit. Zbardhja e vrasjes së dyfishtë duket se do jetë e vështirë për prokurorinë e Elbasanit, ndërsa dyshimet e grupit hetimorë janë, se autorët mund të jenë vrases me pagesë.

Të këshilluara

Aksident në Berat, 4 të plagosur (VIDEO)

Një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja me katër anëtarë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit. Ngjarja ...

19:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI