Flash

Depresion, ankth dhe stres/ Studimi: Koronavirusi përkeqësoi shëndetin mendor

Lapsi.al 10 October 2021
Depresion, ankth dhe stres/ Studimi: Koronavirusi përkeqësoi

Covid-19 ka përkeqësuar mirëqenien e shëndetit mendor.

Depresion, ankth, dëmtim të vetvetes janë kryesisht shqetësimet që prekin veçanërisht gratë dhe të rinjtë, por pa kursyer edhe fëmijët.

Nga vlerësimet e para globale të publikuara në revistën “Lancet” për vitin 2020, raportohet për 53 milionë raste të depresionit të lartë dhe 76 milionë raste të çrregullimeve të ankthit të lidhura drejtpërdrejt me pandeminë.

Këto shifra shumë të larta janë bërë të ditura me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Gati 1 miliard njerëz jetojnë me çrregullime mendore, kryesisht më të prekura janë vendet e varfra, ku 75% e njerëzve nuk marrin asnjë ndihmë për tu trajtuar.

Çdo vit mbi 1 milion njerëz vdesin nga abuzimi me përdorimin e substancave për të përballuar depresionin. Një në 4 të rinj të moshës 18- 24 vjeç thanë se kanë rritur dozën e substancave për përballimit e stresit shkaktuar nga Covid-19, shkruan Ansa.it.

Në vitin 2020 vetëvrasjet u shtuan, vetëm një Japoni nga qershori deri në tetor të 2020-tës u rritën me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjithashtu revista “The Lancet Regional Health”, tregon se nivelet e depresionit janë trefishuar në një vit pandemik dhe se simptomat janë përkeqësuar.

Në muajt mars-prill 32.8% e të rriturve në SHBA raportuan simptoma të rënda depresive.

Ndërkohë pandemia nuk ka kursyer as fëmijët, ku sipas “Save the Children” 83% e fëmijëve në të gjithë botën ndjejnë një rritje të nivelit të ndjenjave negative të ankthit , vetmisë apo depresionit. Për më tepër në vendet ku shkollat u mbyllën shqetësimi psikologjik u rrit në 96% të rasteve.

Të dhënat janë bërë të ditura pas një sondazhi i kryer nga kjo organizatë në shtator të 2020-ës tek mbi 13,000 fëmijë.

Pabarazitë e krijuara nga Covid kanë pasur pasoja mbi shëndetin mendor, duke ndikuar veçanërisht tek pjesa më e brishtë e popullsisë.

Të këshilluara

Aksident në Berat, 4 të plagosur (VIDEO)

Një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja me katër anëtarë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit. Ngjarja ...

19:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI