Flash

Frikë se mund të largohen jashtë vendit/ SPAK kërkon masën "Arrest me burg" për ish drejtorin e RTSH-së dhe 3 ish-vartësit e tij

Lapsi.al 10 October 2021
Frikë se mund të largohen jashtë vendit/ SPAK kërkon

Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dorëzuar në Gjykatën e Posaccme, kërkesën ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm Thoma Gëllccin, dhe tre ish vartësit e tij, që personat në fjalë të mbahen në "Arrest me burg".

Tashmë gjykata do caktojë orën për zhvillimin e masës së sigurisë, masë e cila pritet të zhvillohet nesër në GJKKO.

Më 5 tetor prokuroria e SPAK, i kërkoi GJKKO-së vendosjen e masës arrest me burg ndaj ish-zyrtarëve, pasi nga përgjimet e kryera kishte marrë indicie që shtetasit që kishin abuzuar me tenderin e kanalit RTSH Agro, mund të dilnin jashtë shqipërisë. Gjyqtarja Flora Haradinaj firmosi urdhër arrestet të cilat u ekzekutuan pasditen e 7 tetorit.

Sipas SPAK, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Referuar dosjes, që Fax Neës disponon të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar. Dy ditë më parë me urdhër të SPSAK u arrestua ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorë të tij. Së bashku me Gëllçin në pranga ranë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia.

Të këshilluara

Aksident në Berat, 4 të plagosur (VIDEO)

Një furgon mallrash është përplasur me makinën ku po udhëtonte familja me katër anëtarë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e aksidentit. Ngjarja ...

19:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI