Flash

Po përgatisnin akte terroriste/ Arrestohen 5 persona në Kosovë

Lapsi.al 10 October 2021
Po përgatisnin akte terroriste/ Arrestohen 5 persona në Kosovë

5 persona janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se po përgatisnin akte terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit është zhvilluar një operacion nga Policia e Kosovës që ka çuar në prangosjen e 5 personave. Në banesat e tyre janë gjetur materie eksplozive, armë zjarri, dron si dhe armë anti-tank.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, - thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për 5 personat e ndaluar. Ende nuk bëhet me dije asnjë detaj tjetër lidhur me identitetin e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI