Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.
“Për shkak të rritjes së çmimeve, çdo muaj djali im s’do të ketë një libër të ri, ato lekë do të shkojnë për miell. për oriz për qumësht, çdo muaj, do mungojë kujdesi shëndetësor, ulni taksat”, tha një qytetar.
Kjo është protesta e dytë që organizohet për këtë cështje.