Flash

6 muaj pas zgjedhjeve, Juri Kim kërkon hetime për patronazhistët e PS

Lapsi.al 11 October 2021
6 muaj pas zgjedhjeve, Juri Kim kërkon hetime për patronazhistët

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke shpërndarë në Twitter statusin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi rekomandimin e katërt të OSBE/ODIHR, Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.

Mesazhi i Juri Kim vjen 6 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kur më shumë se 9 mijë patronazhistë u përdorën për t'u bërë presion qytetarëve mbi votën në këmbim të shërbimeve shtetërore. Para zgjedhjeve, ambasada amerikane heshti, edhe kur Arben Kraja i SPAK i orientoi hetimet drejt redaksisë së Lapsi.al, për të shmangur kontrollin e kompjuterave të Partisë Socialiste.

Të këshilluara

Vetëvaret në banesë 53-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë këtë të hënë. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se shtetasi R. A., 53 vjeç ka varur veten në banesën e tij n...

15:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI