Flash

“Quajti ‘llum’ demokratët”/ PD reagon për akuzat e Nokës ndaj Bashës: Përpjekje e dëshpëruar për të shtrembëruar të vërtetën

Lapsi.al 11 October 2021
“Quajti ‘llum’ demokratët”/ PD reagon për

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar, Flamur Noka hodhi akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, duke deklaruar se guxoi të bëjë atë që nuk guxuan as kundërshtarët më të egër të demokratëve, apo Fatos Nano e Edi Rama. Sipas Nokës, Basha kishte ofenduar me fjalën “llum” anëtarët e PD-së që mbështetën Sali Berishën në “Foltore”.

Lidhur me deklaratat e deputetit demokrat, burime zyrtare të PD tha se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”- thuhet në reagimin e PD.

Lexo më tej: Video qesharake/ Basha ikën me vrap ndërsa flamur Noka e godet para mediave 

Ndërkohë ‘News 24' përmes burimeve në PD, ka siguruar pjesë të fjalës së kryedemokratit të bërë një ditë më parë në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar, dhe që ka shkaktuar sot përplasjen me demokratin Noka.

“Edhe ato akuzat ordinere që unë bëkam presion njerëzve, ndërkohë që është mbush PD me denoncime se si llumi i qeverisjes së PD, po përdor paratë e mbledhura nga korrupsioni për t’u bërë presion demokratëve. Këto janë me zë dhe me figurëdhe do të dalin. Boll me këto intriga ordinere…. Demokratët i njohin mirë, ua dinë bëmat dhe pazaret me Ramën në të shkuarën dhe të tashmen.” – mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhje.

Të këshilluara

Vetëvaret në banesë 53-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë këtë të hënë. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se shtetasi R. A., 53 vjeç ka varur veten në banesën e tij n...

15:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI