Flash

5 të arrestuar për terrorizëm në Kosovë, sekuestrohet arsenal armësh

Lapsi.al 11 October 2021
5 të arrestuar për terrorizëm në Kosovë, sekuestrohet

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot, Policia e Kosovës, përkatësisht, Drejtoria Kundër Terrorizmit pas hetimeve disa mujore, pas informacioneve dhe hetimeve shtesë kanë kryer kontrolle në disa lokacione të ndryshme, operacion ky i cili ka rezultuar me “sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, përfshirë armë automatike të llojeve të ndryshme, municion, granata dore, e pajisje tjera të ndryshme”, njofton prokuroria.

“Ky aksion është në vazhdën e veprimeve të ndërmarra dje me datë (10.10.2021) në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili kishte rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar si dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, eksplozivit dhe parave të gatshme. Prokuroria Speciale njofton se arrestimi i personave të dyshuar është kryer mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës ku dyshohen për veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, njofton prokuroria, transmeton Express.

Të këshilluara

Vetëvaret në banesë 53-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë këtë të hënë. Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se shtetasi R. A., 53 vjeç ka varur veten në banesën e tij n...

15:50

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI