Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Berisha pyetet në Elbasan: Ku ishit kur largoheshin demokratët me kontribute në PD?

Lapsi.al 8 October 2021
Berisha pyetet në Elbasan: Ku ishit kur largoheshin demokratët me

Një qytetare i ka kërkuar shpjegim ish-kryeministrit Sali Berisha se ku ishte ai dhe pse nuk patëm një reagim në momentin kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha largoi personazhet me kontribute të vyera për shumë vite në PD. Berisha tha e nuk ishte aspak dakord me veprimin e kryedemokratit dhe në bisedimet që ka pasur me të i ka thënë se pas këtij akti ai është lider i thyer.

"Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotit të ndërmarrin ndaj teje çdo veprim politik se t’i i vrave në pusi. Nuk kisha projekt-kthimin, se nëse dilja, dhe publikisht kam shprehur disaprovimin tim të plotë, por këto nuk mjaftojnë. Unë para gjithë shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im është pa kthim dhe kjo më impononte mua të vetëpërmbahesha. Ata i kam thirrur në zyrë, të ri-integrohen në PD, por i kam thënë atij mbrapa, se me këtë akt dhe me atë të marrëveshjes je lider i thyer. A ngjitesh apo jo kjo është një punë që duhet parë. Por sot e tutje ti Basha do jesh në lider i thyer", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI