Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Berisha: Kosovës nuk ia japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar

Lapsi.al 8 October 2021
Berisha: Kosovës nuk ia japin vizat për shkak të krimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e tij, e cila është ndalur sot në Elbasan, është shprehur se Kosova nuk është duke marrë vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Berisha thotë se në këtë pikë e ka katandisur kryeministri Edi Rama vendin gjatë qeverisjes së tij.

"Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat më elementare të mirësjelljes, njeriu që njëherë i thotë idiot një udhëheqësi, herën tjetër gënjeshtar dhe herën tjetër i ndershëm, sikur të jetë ky eprori i tyre. Faturën e paguajmë ne, se atë se përfill njeri.

Nëse keni lexuar deklaratën e Bledit para dy ditëve ju them se nuk kam lexuar njëherë për dokumente të tillë, mirënjohje sepse e linin shtegun hapur për arsye se kishin tendencë ta mbyllnin fare. Por e hapin edhe një mundësi për ta mbyllur. Na vlerësonin partnerë. Prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende të mos i përfshijnë në integrim, t’i quajnë partnerë t’i japin fonde, të rrinë në punën e tyre se s’kemi punë me ta.

E lanë zgjerimin, por u shprehën për vende partnere. Kur bëhesh kampion për kërkesa për azil politik në Europë kush do të bëjë me ty. Kjo situatë pengon Kosovën për të hapur vizat. Vizat nuk ia japin Kosovës për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI