Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Berisha në Elbasan: Regjimi i Ramës e ka katandisur Shqipërinë në ‘delen e zezë’ të Ballkanit dhe Evropës

Lapsi.al 8 October 2021
Berisha në Elbasan: Regjimi i Ramës e ka katandisur

Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me entuziazëm nga simpatizantët në Elbasan. Në ‘foltoret’ që ai ka nisur të zhvillojë në qytetet e vendit, kërkon mbështetjet e demokratëve në ‘betejën’ e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar. Nga foltorja e Elbasanit, Berisha tha regjimi i Kryeministrit Edi Rama ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në ‘delen e zezë’ të Ballkanit dhe Evropës, ndërsa u bën thirrje demokratëve të ngrihen të bashkuan për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi.Ish kryeministri në fjalën e tij tha se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria ishte asokohe vendi me te ardhura të mesme të larta dhe kjo ishte një rritje historike, ndërsa sot shqiptarët kanë rrogat me të ulëta në rajon.

"Vij sot në këtë foltore më i motivuar se kurrë! PËër tu dëshmuar shqiptarëve se ne jo vetëm jemi njerëzit, qytetarë, demokratë të idealeve fisnike, por jemi sot në këmbë më të vendosur se kurrë në mbrojtjen e tyre në piedestalin që meritojnë. Sot është një thirrje e brendshme e ndërgjegjes së çdo demokrati dhe shqiptari. Duhet të ngrihemi të bashkohemi, të hapemi, në mënyrë që ti japim përgjigjen më të merituar kësaj situate të krijuar nga vendosja në Shqipëri i një regjimi i cili ka vetëm një emër bandito-kraci. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Nga një tokë e bekuar, në një vend të pashpresë nga i cili të rinjtë ikin dhe vetëm ikin", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI