Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Demokrati në Elbasan: Sali Berisha është dielli në Shqipëri

Lapsi.al 8 October 2021
Demokrati në Elbasan: Sali Berisha është dielli në

Një nga mbështetësit e pranishëm në "Foltoren për PD-në" në Elbasan e quajti ish-liderin historik Berisha "Diell." Qytetari tha se ata që largohen nga orbita e këtij dielli kthehen në shkëmbinj pa vlerë.

Qytetari: Doktor mirëserdhe. Na kishte marrë malli

Berisha: Edhe mua.

Qytetari: Deshi zoti solli diellin në Shqipëri dhe ky diell është Doktor Saliu. Ta mbajnë mend shqiptarët ta dinë mirë, kush largohet prej orbitës së këtij dielli kthehet në shkëmb pa vlerë, nuk ka vlerë fare. Kapedanin e kemi për bukuri, kemi një kapedan që nuk duhet ta lëshojmë kurrë, kemi një kapedan që i ngjan shumë Ataturkut. Unë kam folur dhe në një mbledhje tjetër dhe kam thënë çfarë do bëhet me Doktorin. Nuk më dhanë përgjigje.

Doktor është turp, po turpi më i madh është një njeri pa gjak, limfatik na erdhi në krye, na shiti Doktor. Fëmijët duan të rriten të lirë, duan të jenë demokratë, nuk kemi ku i çojmë kalamajtë Doktor. I mbajmë në shtëpi mbyllur se kemi frikë se na i vjedhin. Këta të vjedhin dhe kalamajtë, i shesin, çfarë nuk bëjnë këta Doktor. Unë doja t'i thosha yjeve që janë rreth orbitës tënde mos largohen se do kthehen në gurë të pavlerë."

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI