Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

U gjet e dekompozuar në Himarë/ marrëdhënia e vështirë e Piro Dhimës me nënën

Lapsi.al 1 October 2021
U gjet e dekompozuar në Himarë/ marrëdhënia e

Nëna 75-vjeçare e medialistit botëror në peshëngritje, Piro Dhima u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në Himarë. Policia bëri me dije se e moshuara dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë pasi në trup janë vërejtur shenja dekompozimi.

Krahas Piros, ajo ka edhe një djalë tjetër, tre vjet më të madh se ai, Odhisean.

E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.

Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.

Marrëdhënia me nënën

Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. E moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar. Kur mediat greke kanë shkruar për këtë fakt, e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.

Piro Dhima me bashkeshorten Anastasia Sdougou

Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë, shkruan abcnews.al.

”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.

Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.

Piro Dhima, Babis Karathano dhe kreret e Agimit teArte duke kerkuar autonomi per te ashtuquajturin Vorio Epir ne Athine

Bashkëshortja e tij Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.

Vëmëndja ndaj jetës së një një medalisti botëror ka qenë tepër e madhe nga mediat lokale greke apo ndërkombëtare, por ndryshe nga bashkëshortja, fëmijet dhe shokët, Piro nuk e nxorri kurrë nënën e tij në media.

Si u largua Piro Dhima nga Shqipëria

Ai u largua në 7 shkurt 1991 për në Greqi gjoja për një operacion, por nuk u kthye më në vend. Krahas Greqisë, ku ka dhënë kontributin më të madh, Piro Dhima ka edhe disa rezultate me Shqipërinë para viteve ’90.

Piro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi e renditën Shqipërinë të dytën në Kupën e Kombeve të mbajtur në dhjetor 1990 në Antalja të Turqisë.

Një sukses i ngjashëm u arrit për Shqipërinë edhe në Aalborg të Danimarkës, ku Dhima pati kontakte me drejtues të Federatës Greke të Peshëngritjes. Në këto takime ai shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta, por situata politike në Shqipëri nuk lejonte daljen nga vendi.

Kështu, Dhima shpiku një operacion që do të kryhej në Athinë. Ai shkoi dhe nuk u kthye më duke marrë shtetësinë greke në vitin 1992 ku edhe filloi të prezantojë Greqinë nëpër gara ndërkombëtare. /abcnews.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të ketë një përmirësim të kushteve të motit duke nisur nga orët e mbrëmjes së sotme. Sipas Meteoalb, dita e shtunë dhe e dielë do të jenë me mot të kthjel...

13:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI