Sipas hetimeve të deritanishme të SPAK për skandalin e "patronazhistëve", keqpërdorimi i të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarëve nga Partia Socialiste para zgjedhjeve të 25 prillit, nuk përbën veprën penale "korrupsion aktiv të zgjedhje".
Lexo më tej:
PS paditet në SPAK. Patronazhistët mblodhën fshehurazi të dhënat personale
Nga Andi Bushati: SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin
Ndërsa qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat rruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet me rastin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, SPAK po hetohen për veprën penale "Hyrja e paautirizuar kompjuterike".
"Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, konstatohet se përgjatë gjithë kohës së kryerjes së këtij hetimi, nuk është mundësuar gjetja e asnjë të dhëne, prove apo indicie, që të jetë konsumuar vepra penale korrupsionit aktiv në zgjedhje. Nuk rezulton që ndonjë veprim korruptiv konkret në fushën zgjedhore, të ketë lindur apo të ketë marrë jetë, si pasojë e të dhënave që janë pasqyruar në bazën e sipërcituar, të publikuar".
"Ajo që deri më tani mbështet në provat e administruara, ka të bëjë me faktin se ekziston dyshimi, se punonjës të cilët kanë mundësi aksesi në bazën e të dhënave shtetërore, mund të kenë keqpërdorur atributet që u janë ofruar nga kuadri ligjor rregullues, duke vepruar në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit. Për këtë arsye vlerësohet se duhet të procedohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, nga ajo për të cilën ky procedim penal u regjistrua e konkretisht nga neni 328 i K.Penal në atë të parashikuar nga neni 192/b i K.Penal "Hyrja e paautorizuar kompjuterike"." - publikoi në media MCN.
Skandali i zbuluar nga Lapsi.al u padit në SPAK nga opozita. ©Lapsi.al
Lexo më tej:
Skandali me patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!
Ekskluzive/ Letra e Holandës për Shqipërinë: Hetimi për patronazhistët, kusht për BE
Le Figaro për skandalin e patronazhistëve: PS fitoi me metodat e sigurimit