Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Gjiknuri mohon debatet për Tom Doshin në Shkodër: Spekulime!

Lapsi.al 30 September 2021
Gjiknuri mohon debatet për Tom Doshin në Shkodër: Spekulime!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mohuar që kjo forcë të ketë një marrëveshje me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

I pyetur për debatet e forta në mbledhjen e fundit me socialistët në Shkodër ku anëtarë të partisë, deputetë dhe kryetarë bashkie u ankuan se vendet e punës ishin zënë nga PSD-ja, Gjiknuri tha se janë spekulime.

“Të them të drejtën ka pasur spekulime. Jo të gjitha janë thënë në sallë ka qenë një debat për riorganizimin. Ka pasur edhe shqetësime. Por PS nuk ka marrëveshje politike me PSD. Kjo parti ka hyrë me deputetë të saj në Kuvend.

Nuk ka marrëveshje koalicioni. Mund të ketë pretendime sepse ka peshë në Shkodër. Por partitë politike nuk janë për të diskutuar se si do ndahen drejtorët.

Ka pasur edhe pretendime dhe ne nuk kemi marrëveshje me PSD. Marrëveshje nuk ka. Është e drejta e tyre pse mbështesin qeverinë. Duhet të pyesni PSD. Po e them zyrtarisht nuk kemi marrëveshje me PSD,”- tha Gjiknuri në ABC.

Kjo është hera e parë që Gjiknuri flet për mbledhjen e 23 shtatorit në Shkodër ku ishte edhe vetë i pranishëm. Deklarata e tij vjen vetëm pasi Rama e mohoi debatin në studion e TCH, pak ditë më parë.

Në mbledhjen e Shkodrës, anëtarja e PS-së, Blediana Nika e cila ka qenë drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër ka debatuar me Gjiknurin dhe Klosin se vendet e punës po i marrin përfaqëues të PSD-së. Anksa pati edhe nga deputeti Paulin Sterkaj dhe kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Poshtërimi më i fundit i Evropës nga SHBA

Nga Yanis Varoufakis/ Një “leksion brutal mbi gjeopolitikën”, është mënyra se si e raportoi e përditshmja berlineze “Der Tagesspiegel” shpalljen e AUKUS, partne...

18:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI