Flash

Vdekja e 20-vjeçares, Sllovenia pezullon vaksinën "Johnson & Johnson"

Lapsi.al 30 September 2021
Vdekja e 20-vjeçares, Sllovenia pezullon vaksinën "Johnson

Zyrtarët thonë se vdekja e të resë është rasti i dytë i efekteve të rënda anësore, por gjithsesi avantazhet tejkalojnë risqet.

Sllovenia ka pezulluar vaksinimet me injeksionin amerikan Johnson &  Johnson për koronavirusin për kohën e hetimit të vdekjes së një vajze 20-vjeçare, teksa mijëra njerëz po protestojnë kundër vaksinimeve në vendin e vogël të Bashkimit Evropian.

Pezullimi do të mbetet në fuqi deri sa të zbulohet nëse ka lidhje mes vaksinës dhe goditjes cerebrale fatale që vajza pësoi dy javë pas injeksionit, tha mnistri i shëndetësisë Janez Poklukar.

Kjo vaksinë një-dozëshe kishte nisur të preferohej kohët e fundit në Slloveni pasi autoritetet vendosën pasaportat e detyrueshme të COVID për administratën shtetërore. Qeveria kishte aprovuar blerjen e 100,000 dozave të tjera të vaksinës J&J nga Hungaria.

Vdekja e të resë kësaj jave është rasti i dytë fatal i vaksinës Johnson & Johnson me të cilën janë injektuar 120,000 njerëz në Sloveni, sipas agjencisë shtetërore STA.

Njoftimi pritet të nxisë edhe më tej protestat e planifikuara në kryeqytetin Ljubljana, kundër vaksinimeve dhe kufizimeve të koronavirusit.

Edhe në protesta të mëparshme mijëra demonstrues janë përleshur me forcat e policisë. Në protestën e djeshme autoritetet kishin ngritur gardhe metali dhe i bënin thirrje pjesëmarrësve të qëndronin të qetë.

Slovenia kishte rekomanduar Johnson & Johnson edhe për të rinjtë mbi 18 vjeç, ndryshe nga vendet e tjera që e kanë rekomanduar për më të vjetrit.

Njerëzit e kanë preferuar atë sepse kërkon vetëm një injeksion, por zhvillimet pritet të bëjnë të ndryshojnë shumë mendje.

Të këshilluara

Poshtërimi më i fundit i Evropës nga SHBA

Nga Yanis Varoufakis/ Një “leksion brutal mbi gjeopolitikën”, është mënyra se si e raportoi e përditshmja berlineze “Der Tagesspiegel” shpalljen e AUKUS, partne...

18:39

Kavajë, humb jetën elektriçisti

Sot rreth orës 15:30 në fshatin Gosë në Kavajë, elektricistin Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç e ka zënë korrenti në kabinen elektrike. Më pas, e kanë shoqëruar në S...

16:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI