Flash

6 të arrestuar në Durrës, Krujë e Shijak, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 30 September 2021
6 të arrestuar në Durrës, Krujë e Shijak, akuzohen për

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar së fundmi nga policia për shkak se akuzohet për plagosej me dashje. Sipas policisë i arrestuari është G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë. Ky person ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta.

Ndërkohë sipas policisë është arrestuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin M. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh. Po ashtu nga polica rrugore janë arrestuar 4 shoferë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin M. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

Sh. T., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

E. C., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

H. Q., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. B. Për pasojë janë lënduar të 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI