Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë për vrasjen e arkitektit para familjes

Lapsi.al 1 October 2021
Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë për vrasjen e arkitektit para familjes

Tre shqiptarë janë arrestuar për vdekjen e Roberto Mottura, 50-vjeçarit që tentoi të ndalonte hajdutët në shtëpinë e tij në Piossasco natën midis 8 dhe 9 qershorit të këtij viti.

I goditur në arterien femorale, arkitekti e humbi jetën para syve të gruas dhe djalit të tij 12 vjeç.

Të tre të arrestuarit janë shqiptarë dhe nga provat e mbledhura nga hetuesit konfirmohet se ishte një grabitje që përfundoi keq: pas arrestimit, tani, pritet vendimi i gjyqtarit hetues.

Tre shqiptarët, të verifikuar nga qarqet hetimore, ishin me qëndrim të parregullt dhe njëri madje me urdhër dëbimi.

Sipas mediave italiane, ky është një rast tjetër, që turpëron Ministrinë e Brendshme të Italisë: krime të dhunshme, vrasje nga banditë që teknikisht nuk duhej të qëndronin më në Itali.

Operacioni u krye nga komanda e kompanisë së Moncalieri të udhëhequr nga major Marco D'Aleo dhe nga karabinierët e Torinos.

Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin: "Tani karabinierët më njoftuan se i kapën. Vrasësit e vëllait tim u arrestuan dhe tani shpresoj të kalbet në burg".

Dhe shtoi: "Unë me të vërtetë shpresoj se kjo histori ka ardhur në një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm", shtoi ai për La Stampa. "Ata janë hajdutë. Një bandë hajdutësh që shkuan të armatosur. Por mendoni pak: për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë nja katër gjëra. E gjithë kjo është e çmendur", theksoi ai.

Kur pyetet nëse është i kënaqur, Enrico Mottura u përgjigj: "Po, sigurisht. Edhe nëse, në fund, kjo është një kënaqësi e dobët, shumë e pakët. Sepse vëllai im nuk është më dhe atje është një familje e shkatërruar nga gjithçka. Ka dhimbje Të paktën ata njerëz nuk janë më aty për të bërë më shumë dëm. Tani ata janë të mbyllur në një qeli dhe do të qëndrojnë atje, shpresoj .

Por për të kthyer faqen do të duhet pak kohë. Rruga është ende shumë e gjatë. Dhe pastaj do të na duhet të mbështesim babanë dhe nënën time: ata kanë humbur një fëmijë. Ata janë të moshuar, ishte një goditje shumë e rëndë për të gjithë , sigurisht, por për ta në veçanti. ", përfundon ai.

Babai i Robertos. 

Nja dy muaj pas krimit, në një intervistë me Corriere Torino, babai i Robertos, Attilio Mottura kishte nënvizuar "shumë aspekte të çuditshme" të historisë së grabitësve. "Që nga arsyeja pse hajditët zgjodhën atë vend, në mes të kaq shumë vilave të izoluara, deri tek arsyeja pse ata hynë nga dritarja në rrugë. Dhe pastaj - shtoi ai - ata morën një armë me vete, nuk ikën kur ra alarmi apo as kur panë nusen time. Për të mos përmendur shtetrrethimin, pra ata rrezikonin të futeshin në një kontroll. Ata pra, ndërmorën kaq shumë rreziqe. Shumë".

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të ketë një përmirësim të kushteve të motit duke nisur nga orët e mbrëmjes së sotme. Sipas Meteoalb, dita e shtunë dhe e dielë do të jenë me mot të kthjel...

13:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI