Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Subjekti i parë i OFL/ 'Pendohet' SPAK, lirohen pronat e Altin Hajrit

Lapsi.al 1 October 2021
Subjekti i parë i OFL/ 'Pendohet' SPAK, lirohen pronat e Altin

Apeli i GJKKO ka pushuar çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak. Kompleksi nuk do të sekuestrohet pasi edhe SPAK ka hequr dorë nga ankimimi. Më herët edhe GJKKO kishte hequr dorë nga sekuestrimi i urdhëruar nga OFL pasi e kishte argumentuar të paligjshëm.

Kujtojmë se sekuestrimi i këtij objekti ishte çështja e parë e Operacionit Forca e Ligjit. Kështu Altin Hajri, i cili ishte subjekti i parë i OFL (Operacioni Forca e Ligjit) duket se do të gëzojë pasurinë e tij, e cila i ishte sekuestruar duke filluar që nga data 3 shkurt e vitit 2020.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ Altin Hajri, sot më datë 01.10.2021, kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të ketë një përmirësim të kushteve të motit duke nisur nga orët e mbrëmjes së sotme. Sipas Meteoalb, dita e shtunë dhe e dielë do të jenë me mot të kthjel...

13:02

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI