Flash

Nëna iu gjet e pajetë në Himarë, flet Piro Dhima: Filluam të shqetësoheshim kur s’po na përgjigjej në telefon! U nisa urgjent nga SHBA

Lapsi.al 1 October 2021
Nëna iu gjet e pajetë në Himarë, flet Piro Dhima: Filluam

Në një lidhje telefonike për Report TV, Piro Dhima thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Piro Dhima thotë se edhe ai edhe vëllai që jeton në Finlandë nuk e kanë braktisur nënës. Ai thotë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme edhe pse janë larg.

“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë”, thotë për Report Tv Piro Dhima.

Ai thotë më tej se nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë.

“Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, shprehet Dhima.

Pirro Dhima na zbulon se u njoftuan nga të afërmit se çfarë ndodhi me nënën e tyre dhe me urgjencë udhëtuan njëri nga Finlanda dhe tjetri nga Amerika. Nëna e tyre u gjet e pajetë në oborrin e shtëpisë, dhe kujdesej vet për produktet bujqësore në një bahçe pranë shtëpisë ku kishte dhe bagëti.

Të këshilluara

Vetëhelmohet një grua në Poliçan

Policia njofton se një 69-vjeçare në fshatin Kapinovë të Poliçanit dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide. Sipas policisë, shtetasja V.K është dërguar me ur...

17:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI