Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Kërkesa e të moshuarve në ditën e tyre: Na rrisni pensionet

Lapsi.al 1 October 2021
Kërkesa e të moshuarve në ditën e tyre: Na rrisni pensionet

1 Tetori shënon Ditën e Respektit Global për Moshën e Tretë.

Ndër problemet më të cilat përballen të moshuarit në vendin tonë janë pensionet e ulëta, rritja e paktë e tyre, çmimet që rriten, cilësia e shërbimit shëndetësor dhe social, vetmia, dhe emigrimi I vazhdueshëm I fëmijëve.

“40 vjet punë kam unë në Gjeofizike, marr një pension prej 160 mijë lekësh të vjetra. Janë tallur me ne. Unë do doja të më rritej pensioni, të hapin vende punë për rininë.

“Ne nuk krahasohemi me moshatarët fqinjë, jo më me atë në Itali dhe Greqi. Marr një “thes” me ilaçe, tension, humbje ekuilibri, mijëra lekë çdo muaj.”

“Na ndihmojnë fëmijët, por edhe atyre nuk u biem dot në qafë, se kanë fëmijët e tyre për të rritur, hallet e veta.”

“Këtu kanë mbetur vetëm pleqtë. Unë udhëtoj me autobus dhe shikoj vetëm pleq dhe gra. Të rinj, s’ka.”

“Në Itali jetoj. Jam vetëm, sepse djalin e kam ushtarak me forcat e NATO-s. Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë, në shtëpi punojmë, fshijmë, lajmë, pastrojmë, gatuajmë, kujdesemi për nipër e mbesa.”

Pandemi dhe vetmia janë sfidat e sotme për moshën tonë. Takimet janë pakësuar tani, ose nuk ka më fare.

“Meqë është dita jonë, do të luajmë domino gjithë ditën sot. “

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI