Qeveria miratoi një vendim për përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Garda e Republikës së Shqipërisë në protesta dhe demonstrata.
Sipas vendimit, Garda do të pajiset me armatim të ri, që do të përdoren gjatë protestave për të kontrolluar turmat.
Në mes të lëndëve paralizuese që do të pajisjet Garda do të jenë edhe lëndë kimike neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave).
Vendimi:
V E N D I M PËR MIRATIMIN E LLOJEVE TË ARMATIMIT, TË LËNDËVE NEUROPARALIZUESE, TË MJETEVE DHE TË PAJISJEVE TË TJERA KUFIZUESE, PËR PËRDORIMIN E FORCËS NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.
3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA