Flash

Tensionet në Kosovë/ Deputeti i partisë së Aleksandar Vuçiç-it: Rusia po e destabilizon gjithë rajonin

Lapsi.al 27 September 2021
Tensionet në Kosovë/ Deputeti i partisë së Aleksandar

Dragan Shormaz, deputet në parlamentin e Serbisë nga Partia Progresive e Serbisë (SPP) që udhëhiqet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për gazetën “Danas”, ka thënë se Rusia me ndikimin e saj po e destabilizon gjithë rajonin. Ai ka kritikuar vizitën e djeshme të ambasadorit të Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, që u bëri njësiteve ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Unë e kam akuzuar (Rusinë) se qëndron edhe prapa protestave në korrik të vitit të kaluar për shkak të masave anti-COVID. Rusia nuk mund të bëjë asgjë. Ai (ambasadori) mund të ecë sa të dojë. Nuk më pëlqen fakti që po dërgohet një fotografi për të mashtruar qytetarët e Serbisë, sepse Rusia nuk mund të bëjë asgjë”, ka thënë Shormaz.

Sipas tij, problemet e Serbisë me Kosovën nuk mund t’i zgjidhë Rusia, e as Kina, që janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rasti ynë me Kosovën nuk mund të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sepse asgjë nuk është zgjidhur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nuk ka një shembull të tillë. Ka disa shembuj që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka krijuar probleme. Problemi ynë mund të zgjidhet përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Rusia nuk mund të bëjë asgjë, Kina nuk mund të bëjë asgjë, BE-ja nuk mund të bëjë asgjë. Të vetmit që mund të ndikojnë mbi Prishtinën dhe Beogradin, pavarësisht nëse dikujt i pëlqen apo jo, janë Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Shormaz.

Në fakt, janë raste të rralla që një anëtar i Partisë Progresive Serbe e udhëhequr nga Vuçiçi, të kritikojë Rusinë. Vuçiçi vazhdimisht proklamon aleancën me Rusinë, të cilën e quan edhe vëllazërore.

Rrugët në veri të Kosovës që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, janë bllokuar nga serbët që prej 8 ditësh . Ata janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /Koha.net/

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI