Flash

Rama: Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë alarmon më shumë Brukselin dhe Uashingtonin, sesa Beogradin

Lapsi.al 27 September 2021
Rama: Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë alarmon më shumë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët në Prishtinë. Rama gjatë takimit ka folur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për marrëveshjet mes 2 qeverive.

Rama: Ju e dini që jemi angazhuar në një marrëdhenie mes qeverive në një nivel tjetër duke futur mbledhjet e përbashkëta, që përmes tyre të diskutohet. Kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi se cdo vit tjetër, por një pjesë e marrëveshjeve nuk janë zbatuatr plotësisht, ose fare. Prandaj folëm dhe me Kurtin, si të bëjmë të mundur që administrata këtu dhe në Shqipëri ta ndjekë më të njëjtin vullnet që të kuptojnë sa të rëndësishme janë ato për të ardhmen.

Gjëja e parë është kufiri, dhe me vullnet mund të lehtësohet në mënyrë të ndjeshme nga radhet e gjata, kontrollet e dyfishta. Ose mund të kthehet në një kufi formal pa ndikim të madh ne jetën e qytetarëve siç është në BE, duke u bërë pjesë e një sistemi të ri të lirisë së lëvizjes si një BE.

Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova të mos e realizojnë këtë.

Në vite ka pas herë pas here autoritet që kanë thënë do heqim kufirin, dhe asnjëherë nuk u bë, pse , se nuk donin jo, donin, por sepse në momentin që thua shqip do heq kufirin , kjo alarmon gjithë dynjanë, dhe nuk alarmon Beogradin aq sa ALARMON Brukselin dhe Washingtonin.

Unë nuk jam pagëzuesi i minishenegn, që s’më pëlqen as si emër, por është e njëjta si nisma si Ballkanit të Hapur, insistimi ka qenë të lëvizja e lirë e njerëzve, tani për Serbinë kjo do të thoshte heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, tani o të 4 o asnjëra, deri sa u gjet kjo dakordësi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI