Flash

Rama mohon koalicionin me Doshin: Mbledhja e Shkodrës, përrallë

Lapsi.al 27 September 2021
Rama mohon koalicionin me Doshin: Mbledhja e Shkodrës, përrallë

Mbledhja e drejtuesve lokalë në Shkodër zbuloi bashkëpunimin në bazë mes PS-së dhe PSD-së së Tom Doshit që konsiderohej “aleati” që kishte marrë të gjitha punësimet në administratë.

Ky takim nxori zbuluar edhe deklaratat e kryeministrit Rama që publikisht e mohon koalicionin me Doshin dhe në anën tjetër predikon emërime në administratë në bazë të meritokracisë dhe jo përkatësisë politike.

Në emisionin “Open” në TCH, Rama e mohoi të ketë një bashkëpunim me Doshin duke i quajtur përralla diskutimet e publikuara dhe të pamohuara deri tani nga asnjë të pranishmit.

"Berishën, nuk do ta nxjerrësh nga grupi, mos e nxirr. Nuk do ta përjashtosh mos e përjashto. Nuk të vijnë SHBA me thikë në fyt.

Unë Tom Doshin e kam përjashtuar nga partia. Mbledhja në Shkodër? Këto janë përralla. Është e prerë dhe kush nuk e ka kuptuar duhet ta kuptojë.

PS dhe mandati i tretë nuk ka për të lidhur më drejtorin me partinë. Bëhet një mbledhje e mbyllur partie në Shkodër.

Dalin ca fjalë që merren në portale dhe bëhen kronika. Vijnë këtu dhe më pyesni mua. Ai votat atje i merr vetë. Nuk ja jap as unë as ti. Përsa i përket çështjes non grata ajo është çështje e tij” – tha Rama që foli edhe për shpalljen “non grata” të Berishës.

“Ky lloj sovranizmi që ngre Flamuri (Noka) është si gjethet e fikut tek ato pikturat për të fshehur organet.

Kam shumë keqardhje për atë zotërinë (Berishën) që vjen vërdallë dhe është simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vjet. Unë jam përpjekur për ta zhdukur dhe e kam zhdukur.

Bashën apo Berishën? Nuk kam preferencë dhe as nuk bëj dallim. Ai është një sherr atje në një familje të shthurur” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI