Flash

Kriza në kufi/ Takim Kosovë – Serbi në Bruksel në prani të zyrtarit të lartë amerikan

Lapsi.al 27 September 2021
Kriza në kufi/ Takim Kosovë – Serbi në Bruksel në

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, - ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë për Gazetën Express.

“Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, - thuhet më tej në përgjigjen e ambasadës.

SHBA ka thënë që të tjerët të mos kenë pritshmëri ndaj saj që të udhëzojë të dy palët të gjejnë një rrugëdalje drejt një marrëveshjeje. /Express

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI