Flash

Deputeti i PS nxjerr blof Ramën: Ka folur me Vuçiç për Kosovën

Lapsi.al 27 September 2021
Deputeti i PS nxjerr blof Ramën: Ka folur me Vuçiç për

Deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” në “ABC” se kryeministri Edi Rama ka folur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës.

Rama e mohoi këtë në takimet që pati në Prishtinë.

I pyetur nëse Edi Rama duhet të flasë me presidentin e Serbisë për krizën në Kosovë, Xhafaj tha: “Atëherë po flasim në kushte krize dhe të jesh aty të zgjidhësh një krizë duhet të kesh një rol mbi palët. Roli i Shqipërisë nuk është mbi palët, ka qenë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

A duhet të flasë? Po. Absolutisht. Por kjo do të vijë dhe unë jam i bindur që ka ndodhur.

Pra që kanë folur? Po, sigurisht. Ka ndodhur dhe ka një diskutim të hapur. Por në këtë çështje është përfshirë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe instanca ndërkombëtare më të larta nuk është vetëm roli i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gjithmonë e paragjykuar, pasi do të jetë në krah të Kosovës.

Shqipëria mund të luajë një rol negocimi në mes. Sot është fakt që kemi të bëjmë me një situatë shumë kritike mes Kosovës dhe Serbisë që është kritike për të gjithë Ballkanin. Kemi të bëjmë me një situatë të zgjatur dhe negociatës së munguar” - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI