Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Brrylat në PS/ Gjiknuri i tregon Taulant Ballës rrezikun për karrierën politike

Lapsi.al 23 September 2021
Brrylat në PS/ Gjiknuri i tregon Taulant Ballës rrezikun për

Që Partia Socialiste është shndërruar në një formacion ku nuk duhet të pipëtijë as miza, kjo tashmë është vërtetuar në mënyrë të përsëritur, aq sa Edi Rama nuk ka nevojë të shfaqë shenja pakënaqësie ndaj ndonjë lëvizjeje të pakontrolluar. Vetë zyrtarët e PS e dinë si duhet të sillen për të mbetur në lojë dhe kanë filluar t'i dallojnë daljet nga rreshti.

Të tilla duket se kanë qenë sinjalet që ka dhënë Taulant Balla, i cili u largua nga Qarku i Elbasanit drejt atij të Fierit. Balla organizoi fluturimin e një droni mbi stadium ku shkruhej "Taulant, Elbasani ty të do" dhe një dalje publike të socialistëve që thërrisnin në kor falenderimet për Taulant Ballën.

Personi që e zëvëndësoi, Damian Gjiknuri duket se e ka parë të arsyeshme t'i japë një paralajmërim Taulant Ballës, që me pakënaqësinë që ka shfaqur për largimin nga Elbasani ka vënë në rrezik karrierën e tij politike.

I pyetur nga moderatori Thimi Samarxhi për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtor politik në Fier nga kryeministri Edi Rama, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, por duhet që të kujdesej më shumë për karrierën e tij politike.

“Unë kam marrëdhënie shumë korrekte me Ballën, jemi kolegë të vjetër. Unë e di që media ka qejf sensacionin, por nuk duhet interpretuar ashtu. Në PS mund të ketë patur çështje të menaxhimit të pritshmërive. Taulanti ka pritshmëri të ndryshme. Taulanti ka detyrë të rëndësishme, kreu i grupit. Mund të ketë pasur pritshmëri të tjera, është krejt normale. Është krejt legjitime. Por Taulanti ka aq eksperiencë në politikë sa mos ta hedhë dëm investimin e tij në PS për një moment të caktuar. Këshillat pastaj janë personale e mbeten mes nesh,”- tha Gjiknuri.

Ditën e Asamblesë së PS, kur Gjiknuri zuri vendin e Ballës si drejtues politik në Elbasan, deputeti shigjetoi Gjiknurin duke u shprehur me kunjë: S’bie tërmet në Elbasan! Mbetet për t'u parë nëse Balla ka vendosur të dalë nga rreshti një herë e mirë apo këto janë vetëm shfaqje të pemenduara mirë të një mllefi të akumuluar për mosemërimin e tij si ministër.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI