Në kulmin e akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha po bën për multimilarderin George Soros si lobues të shpalljes së tij "non grata" nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka bërë një gjest mjaft sfidues.
Gjatë vizitës që po zhvillon në Nju Jork me rastin e Asamblesë së OKB-së, kryeministri shqiptar ka takuar edhe Soros për të cilin nuk i ka kursyer lëvdatat.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur?” – shkroi Rama në rrjetet sociale.
Që prej momentit kur sekretari Blinken njoftoi vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës dhe familjes së ti, ky i fundit ka akuzuar direkt Ramën dhe Sorosin si frymëzues të këtij vendimi. Shkak, sipas Berishës ka qenë kundërshtimi i tij për ndarjen e Kosovës. ©LAPSI.al
