Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Epidemiologu Alimehmeti: Vala e Deltës po thyhet, por kujdes...

Lapsi.al 23 September 2021
Epidemiologu Alimehmeti: Vala e Deltës po thyhet, por kujdes...

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë se vala e variantit të ri ‘Delta’ po thyhet. Me anë të një statusi në Facebook, mjeku sqaron se piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021.

Sipas Ailmehmeti të gjithë indikatorët epidemiologjikë në vend tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar. Mjeku ben thirrje qe te tregohet kujdes, pasi siç krahason ai “aksidentet në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!”

“Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar! Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore! Po bie numri i rasteve aktive! Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore! Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!”, shkruan mjeku.

Postimi i plotë

“Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” Cit.: “Korbi”. Vala Delta po thyhet miqtë e mi! Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021! Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147). Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.

Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar! Në detaj: Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore! Po bie numri i rasteve aktive! Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore! Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë! 

Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes! Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht. Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme! Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar): Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar! Ruani distancën! Evitoni grumbullimet! Shtrëngojmë dhëmbët edhe pak por vala Delta ka filluar rënien e qartë!" - shkruan Alimehmeti. 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI