Një 40-vjeçar ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë në zonën tek Mbikalimi i Patokut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vdekjes.
Paraprakisht, policia në një njoftim thotë se personi mund të ketë humbur jetën nga një arrest kardiak, por nuk përjashtohet edhe mundësia të jetë goditur nga ndonjë makinë.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u dërgua në morgun e Tiranës për ekspertizën mjekoligjore.