Rruga nga Kavaja në Durrës është përballur pasditen e sotme me një trafik të dendur. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur pranë Golemit. Qindra automjete presin në radhë derisa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të normalizuar qarkullimin e mjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet për jetë të humbura. Shihni pamjet që sjell Lapsi.al
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve.
Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative.
Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-23-at-5.33.08-PM-1.mp4"][/video]