Flash

SHBA-ja kërkon veprime të menjëhershme për të shtensionuar veriun e Kosovës

Lapsi.al 23 September 2021
SHBA-ja kërkon veprime të menjëhershme për të

Shtetet e Bashkuara thonë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, njoftoi se ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e riangazhimit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Një takim i mirë me kryeministrin Kurti mbi rëndësinë e riangazhimit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjen e targave dhe të tjera. Nevojiten hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, thuhet në një postim të, Nicholas Giacobbe, në rrjetin social Twitter.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës - ku popullsia është shumicë serbe - janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

Bashkimi Evropian (BE) që nga nisja e eskalimit të situatës në veri të Kosovës është angazhuar në aspektin diplomatik për të ndihmuar palët që të ulen tensionet. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, kanë qenë në kontakte me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për uljen e tensioneve, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano./ REL

Të këshilluara

Zjarr në kodrat e Ardenicës në Fier

Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme edhe në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës. Zjarri është përhapur në disa kodra,...

16:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI