Flash

Vaksinimi i studentëve, rektorët: Duhet vendim qeverie, nuk mund t’i ndalojmë studentët

Lapsi.al 23 September 2021
Vaksinimi i studentëve, rektorët: Duhet vendim qeverie, nuk mund

Me apo pa vaksinë në auditore? Kjo është dilema e ditëve të fundit për studentët që presin të nisin vitin e ri akademik. Për gati 1 vit, mësimi për studentët u zhvillua online, duke i mbajtur ata jashtë dyerve të universiteteve. Për këtë vit studentëve u është komunikuar nga autoritete shëndetësore dhe ekzekutivi, se kthimi në auditore varet nga vaksinimi i tyre.

Por këto deklarata të bëra në media, nuk do të njihen nga rektorët e universiteteve, duke lënë të hapur pjesëmarrjen në auditore, referuar vetëm protokollit të distancimit social dhe ruajtjes së higjienës.

Zgjidhja edhe për këtë vit, është e parashikuar sipas të njëjtit protokoll.

“Ne e kemi gati protokollin. Leksionet do t’ii zhvillojmë online, ndërsa seminaret me pak studentë si dhe me dy turne”, thotë Arben Gjata.

Sfida më e madhe për universitetet duket se mbetet akreditimi i tyre. E në këtë pikë, mungesa e kërkimit shkencor është vetëm një nga hallkat që duhen plotësuar.

“Tarifa është shumë e lartë, nuk kemi fonde për të paguar akreditimin”, shprehet Arben Hoxha.

Paralelisht me këto shqetësime, universitetet në bashkëpunim me ekzekutivin dhe ministrinë e arsimit duhet të çojnë përpara edhe një nga ligjet më të debatuar, atë të arsimit të lartë.

Të këshilluara

Zjarr në kodrat e Ardenicës në Fier

Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme edhe në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës. Zjarri është përhapur në disa kodra,...

16:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI