Flash

Flamur Noka: Po ushtrohet presion dhe shantazh te degët për t'i mbyllur dyert Berishës

Lapsi.al 23 September 2021
Flamur Noka: Po ushtrohet presion dhe shantazh te degët për t'i

Deputeti i PD-së Flamur Noka, i rreshtuar në mbështetje të nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se Kuvendi i kësaj partie do të mblidhet dhe nuk do të ketë përplasje në kampin blu.

Në një prononcim për mediat, Noka foli për një presion që sipas tij Basha po u bën krerëve të degëve në rrethe që të mos hapin dyert për liderin historik të PD-së Sali Berisha.

“Ajo që i bëra me dije është se Kongresi i PD do mblidhet, Kuvendi do mblidhet, nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA-ve. Ky Kuvend do mblidhet kundër Lulzim Bashës, që është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën e PD-së”, tha Noka.

Pyetje-Përgjigje

Pyetje: A u është bërë presion krerëve të degëve në rrethe që mos jenë në takim me z.Berisha?

Noka: Ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtuesit duke i thirrur këtu, duke i presionuar dhe duke u ushtruar shantazh për të mos i hapur dyert liderit historik të PD-së. Kjo është thjesht e turpshme, por neveritshme, tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratvve.

Pyetje: A i frikësoheni një përjashtimi?

Noka: Kam 30 vjet në këtë parti, kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për interesat e mia do isha një mjek onkolog, nuk do kisha asnjë përçarje. Ajo që më dhemb është fati PD-së. Basha me atë vendim i dha një goditje fatale PD-së. Këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet dhe drejtohet nga mazhoranca.

Pyetje: A rrezikojnë demokratët të shkojnë në përplasje?

Noka: E para, asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë. Sepse shumica absolute e demokratëve janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Prandaj e mori vendimarrjen natën, në mënyrë okulte dhe individualisht. Foltorja po i bashkon demokratët.

Pyetje: A ndihni të tradhtuar nga kolegët që kanë dalë pro Bashës?

Noka: Kanë qenë të detyruar. I keni parë si kanë dalë, më fytyrë të zbehtë.

Të këshilluara

FOTO/ Bie bora e parë në Kosovë

E mërkura është parashikuar si dita më e ftohtë e javës sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Në disa zona kodrinoro-malore tashmë kanë filluar ed...

22:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI