Flash

VIDEO/ Gruaja e Adriatik Llallës u tregon gishtin e mesit gazetarëve

Lapsi.al 22 September 2021
VIDEO/ Gruaja e Adriatik Llallës u tregon gishtin e mesit gazetarëve

Policia e Shtetit nuk e gjeti në banesë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Me urdhrin e arrestimit në dorë të lëshuar nga SPAK forcat e rendit mësynë në banesën e tij në Tiranë, por dolën duarthatë.

Më herët në banesë mbërritën gazetarët dhe kamerat kanë fiksuar momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi. Përpara se të hynte në banesë ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës tek rruga e Elbasanit.

Po sot në media qarkulloi një foto e Llallës duke pritur trenin në Romë të Italisë.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton që ai të ketë lënë vendin 2 javë më parë. Gjykata e Posaçme e Apeli e dënoi këtë të mërkurë me 2 vjet heqje lirie ish-kryeprokurorin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një ...

19:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI