Flash

Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet

Lapsi.al 22 September 2021
Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 2 vjet burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si dhe t’i konfiskojë pasurinë. Llalla nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi për mediat se klienti i tij ndodhej në ‘regjim spitalor’, pa sqaruar nëse gjendej brenda apo jashtë Shqipërisë.

Hazizaj tha gjithashtu se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë me rekurs, duke e konsideruar vendimin si të padrejtë, jo ligjor dhe pa standard.

Vendimi për dënimin e formës së prerë për Llallën u mor nga trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit i kryesuar nga Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Miljana Muça dhe Enton Dhimitri.

Megjithatë, deri në orët e pasdites nuk kishte ende një lëvizje për arrestimin e Llallës.

Kreu i SPAK, Arben Kraja i tha BIRN se urdhri i ekzekutimit do të bëhej pasi të mbërrinte vendimi i zbardhur nga gjykata. Urdhri i kalon më pas policisë për ekzekutim.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar.

Hetimet ndaj tij nisën më shumë se tre vjet më parë nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Në një njoftim për shtyp të atëhershëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Akuzat ndaj Llallës u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars 2021 përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Më 20 maj 2021, Llalla u dënua në shkallë të parë me 2 vjet burg. Ai do të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar 1 vit e 4 muaj burgim./ BIRN

Të këshilluara

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një ...

19:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI