Flash

820 raste të reja, 7 jetë të humbura nga Covid në Shqipëri

Lapsi.al 22 September 2021
820 raste të reja, 7 jetë të humbura nga Covid në

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 5544 testime janë konfirmuar pozitivë 820 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë 7 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnjë, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820

Të shëruar në 24 orë 1075

Të shtruar në spitale 223

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440

Raste pozitive 165,096

Raste të shëruara 150,012

Raste Aktive 12,483

Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501

Shkodër 1204

Durrës 1191

Fier 1108

Vlorë 713

Elbasan 642

Lezhë 562

Berat 472

Kukës 305

Korçë 302

Gjirokastër 259

Dibër 224

Të këshilluara

Vettingu, shkarkohet prokurori i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trup...

16:45

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI