Flash

Prangosen 10 persona në Tiranë, policia zbulon arsyet

Lapsi.al 22 September 2021
Prangosen 10 persona në Tiranë, policia zbulon arsyet

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 10 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit janë, 31-vjeçari E. K., të cilit gjatë kontrolleve i janë gjetur një sasi kokaine.

Po ashtu, është bërë i mundur dhe vendosja në pranga të 33-vjeçarit, A. B., pasi u kap duke lëvizur me heroinë.

Sakaq, është arrestuar dhe 34-vjeçari, D. Gj., i cili ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeçe, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Detaje nga policia: 

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur me iniciale A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç, dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Th., 16 vjeç, pasi me datë 21.09.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë më dhunë varsen e floririt shtetasit R. P., 19 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi në rrugën “Donald Tramp”, tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizimes të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Ç., 58 vjeç, A. Xh., 42 vjeç dhe H. M., 68 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Xh. Xh., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

D. Gj., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren S. P., 57 vjeç, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

3 gjëra të thjeshta që çmendin meshkujt

Nuk janë qenie të komplikuara, përkundrazi janë shumë të thjeshtë ndaj mund të kuptoni lehtësisht dëshirat e tyre në shtrat. Të gjitha femrat duhet ta dinë se m...

22:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI