Flash

Vuçiç: S'ka dialog me Kosovën pa u tërhequr nga reciprociteti për targat

Lapsi.al 22 September 2021
Vuçiç: S'ka dialog me Kosovën pa u tërhequr nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish mbi situatën e krijuar në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi hyrjen e makinave me targa serbe në territorin e saj. Në një prononcim për mediat nga Hungaria, Vuçiç thotë se reciprociteti është thjesht një tentativë e Kosovës që të njihet nga Serbia. Ai thotë se kjo nuk ka për të ndodhur ndërsa u shpreh se bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë vetëm pasi të hiqet vendimi për reciprocitetin e targave.

Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë. Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim. Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj. Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiç.

Kreu i shtetit të Serbisë, i bën thirrje Kosovës që të tërheq prapsht vendimin për targat, pasi në të kundërt nuk do të ketë dialog mes dy vendeve.

“Sepse e kupton se për çfarë po flet? Ai ua tregon njerëzve që nuk janë të ditur dhe shet mjegull. Unë kam parë të gjitha llojet e shitësve dhe ndeshjeve të mjegullës në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse i njoh ata me milje. Ai thotë se do të tërheqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur” – tërhoqi vëmendjen Vuçiç në një deklaratë për mediat në Budapest.

Të këshilluara

Vettingu, shkarkohet prokurori i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trup...

16:45

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI