Flash

Dalin pamjet, momenti kur prokurori Dritan Gina hyri me forcë në sallën e vettingut (VIDEO)

Lapsi.al 22 September 2021
Dalin pamjet, momenti kur prokurori Dritan Gina hyri me forcë në

Ky është momenti ku prokurori Dritan Gina ka tentuar të futet me forcë në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi trupa gjykuese dha vendimin për ta shkarkuar nga detyra. ABC ka siguruar pamjet. Kanë qenë punonjësit e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK. Ndërkohë që seanca u zhvillua pa prokurorin, ai tentoi të futet me forcë duke debatuar për trupën gjykuese menjëherë pas vendimit për të. Dritan Gina ngeci në rrjetën e vettingut, pas 8 seancash në KPK. Ai u shkarkua pasi janë gjetur probleme me pasurinë e tij. Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin. Kujtojmë se Dritan Gina është akuzuar si gjobëvënës dhe është hetuar nga SHISH për korrupsion.

https://www.youtube.com/watch?v=_i2dqz0BsQU&t=21s

Të këshilluara

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një ...

19:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI