Flash

Zaev për regjistrimin e popullsisë: Pavarësisht numrave, ligjet për të drejtat e shqiptarëve nuk do të ndryshohen

Lapsi.al 22 September 2021
Zaev për regjistrimin e popullsisë: Pavarësisht numrave, ligjet

Kryeministri Zoran Zaev sqaron dilemat rreth të dhënave të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente dhe asaj jorezidente do të mbetet baza e politikës së përfaqësimit të drejtë etnik dhe çështjes së përdorimit të gjuhës. Ligjet për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera nuk do të ndryshohen, thotë Zaev. Kurse, shifrat e popullsisë rezidente do të shfrytëzohen për krijimin e politikave lokale të zhvillimit.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, mbeten absolutisht të njëjtë dhe nuk ndryshohen assesi, varësisht nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve, i rezidentëve dhe jorezidentëve. Këtu jemi pastër. Nuk ka procese retrograde. Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qartë dhe vazhdojnë të vlejnë. Ajo që do të ndryshojë sa u takon politikave ekonomike dhe sociale, është që nëse një fshat është zbrazur dhe nuk jetojnë më njerëz në atë fshat, ata para do të ridestinohen të mund të përdoren për në një fshat tjetër ose në qytet ku janë shpërngulur njerëzit”, tha Zoran Zaev.

Ky qëndrim i kryeministrit hedh dritë mbi dilemat se për çfarë do të shërbejnë shifrat nga diaspora. OBRM-PDUKM-ja nga ana tjetër kishte kundërshtuar këtë fakt duke kërkuar që diaspora vetëm të evidentohet. Deri tani brenda territorit të vendit janë regjistruar 1 milion e 212 mijë qytetarë, 378 mijë amvisëri dhe 516 mijë banesa.

Të këshilluara

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një ...

19:52

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI