Flash

Pandemia në Kosovë, 133 raste të reja, dy jetë të humbura

Lapsi.al 23 September 2021
Pandemia në Kosovë, 133 raste të reja, dy jetë të

Të enjten (23 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes nga koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka njoftuar se janë regjistruar edhe 133 raste të reja të të infektuarve bazuar në 4.139 mostra të testuara. Autoritetet shëndetësore kanë konstatuar se nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 805 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.077.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.919 persona kanë vdekur. Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 455 pacientë.

“Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensive”, thuhet në njoftim.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 474.783 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi.

 

Të këshilluara

Zjarr në kodrat e Ardenicës në Fier

Një tjetër zjarr ka rënë mesditën e sotme edhe në kodrat e Ardenicës, në Fier, në vendin e njohur si kodrat e Çipllakës. Zjarri është përhapur në disa kodra,...

16:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI