Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

849 raste të reja me Covid në Shqipëri, 5 humbje jete (Harta)

Lapsi.al 18 September 2021
849 raste të reja me Covid në Shqipëri, 5 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 849 raste të reja infektimesh, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 216. Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 849 qytetarë, në këto bashki: 273 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 53 raste në Vlorë, 46 raste në Durrës, 40 raste në Kavajë, 39 raste në Elbasan, 36 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, 24 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Sarandë, 15 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 11 raste në Kurbin, Kuçovë, Gramsh,9 raste Vau i Dejës, Divjakë, Korçë, 7 raste në Dimal, 6 raste në Vorë, Mallakastër, Devoll, 5 raste në Has, Dibër, Konispol, Peqin, 4 raste në Malësi e Madhe, Tropojë, Shijak, Patos, Maliq, 3 raste në Pukë, Rroskovec, Cërrik, 2 raste në Selenicë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Fushë -Arrëz, Mirditë, Mat, Klos, Himarë, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Tepelënë, Pustec, Pogradec, Librazhd.

Janë 12,772 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 64 vjeç, një qytetar nga Laçi 79 vjeç, një qytetare nga Lezha 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 89 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 982 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 146,827 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 849

Të shëruar në 24 orë 982

Të shtruar në spitale 216

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 4,769

Testime totale 1,147,151

Raste pozitive 162,173

Raste të shëruara 146,827

Raste Aktive 12,772

Humbje jete 2,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,469

Shkodër 1,323

Fier 1,174

Durrës 1,152

Vlorë 796

Lezhë 646

Elbasan 645

Berat 513

Korçë 303

Kukës 287

Gjirokastër 260

Dibër 204

Të këshilluara

Rama rilind ministrinë e propagandës

Nga Gjergj Erebara Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli në mbledhjen e tij të parë të punës si kryetar i qeverisë në mandatin e tretë, krijimin e një agje...

18:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI