Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dora tjetër në timon? Linda Rama shfaqet papritur në parlament për programin qeverisës

Lapsi.al 16 September 2021
Dora tjetër në timon? Linda Rama shfaqet papritur në parlament

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama u shfaq sot në lozhën e sallës së parlamentit për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës në mandatin e tretë të socialistëve. Ajo qëndroi në sallë vetëm për të ndjekur fjalën e bashkëshortit, që prezantonte projektet për 4 vitet e ardhshme.

Është hera e parë që Linda Rama shfaqet në një institucion shtetëror, në një aktivitet zyrtar të qeverisë ku flitet për vendimmarrjen politike dhe administrative. Prania e saj në sallë, ka thyer distancën që bashkëshortja e kryeministrit ka mbajtur deri dje në lidhje me vendimmarrjen qeverisëse.

Pak kohë më parë, gjatë një interviste në Euronews, Linda Rama nuk e ka fshehur ndikimin që ka tek bashkëshorti, duke e konsideruar veten si "dora tjetër në timon".

“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton”- tha Linda ndër të tjera.

Vetë Rama, në intervistën për Opinion para zgjedhjeve të 25 Prillit, ka folur për vetminë, që e rrethon duke qenë në majë të piramidës së pushtetit. Tërthorazi, shprehu nevojën për ta thyer këtë vetmi, që vetëm pak mund t'ia kuptonin.

Shenjat janë se e ka kuptuar, që ilaçin për ta mundur vetminë e pushtetit e ka pasur më pranë se sa kishte menduar. Ndaj një shfaqjeje vanitoze sot nga ana e Linda Ramës, kryeministri nuk i ka thënë dot jo./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI