"Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në punë, unë shkova për të takuar gjykatësit. Vlerësoj si kritike për anëtarët e GJK-së që të vazhdojnë të japin gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre", shkruan ambasadorja.
Kujtojmë që Kushtetuesja përballet këto javë me dy vendime shumë të vështira: atë të shkarkimit ose jo të presidentit Meta dhe kushtetueshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.