Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dokumenti/ Qeveria ndryshon marrëveshjen me Pfizer, por e mban sekret

Lapsi.al 15 September 2021
Dokumenti/ Qeveria ndryshon marrëveshjen me Pfizer, por e mban sekret

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në kontratën e Shqipërisë me kompaninë Pfizer. Këto ndryshime do të jenë sekrete ashtu si dhe vetë kontrata sepse Rama thotë që “shkelet sekreti tregtar”.

“Ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V., Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, bashkëlidhur këtij akti normativ, për shkak të sekretit tregtar, nuk do të publikohen në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Këto ndryshime në marrëveshje janë bërë në 13 shtator dhe vendimi është bërë publik në fletoren zyrtare 2 ditë më pas. Marrëveshja e parë me Pfizer u bë më 18 janar të këtij viti. Nga marrëveshja e parë është mësuar se Shqipëria blen një dozë për 12 dollarë.

Sipas marrëveshjes së parë Shqipëria do të përfitonte 500 mijë doza Pfizer. Pak ditë më parë ministrja Ogerta Manastirliu tha se së shpejti do të lidhet një kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FOTO/ Mona Lisa tregon të pasmet në Angli

Versioni prej bronzi i një vepre jokonvencionale të artit të rrugës i frymëzuar nga "Mona Lisa" e Da Vinçit është ekspozuar për artdashasit në Bristol të Anglis...

20:29

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI