Qytetarët të shumtë në Tiranë e Fier kanë zhvilluar protesta të heshtura për vrasjen e Sabrina Bengajt me bukë në gojë nga ihs-bashkëshorti i saj.
Protesta në Tiranë po zhvillohet para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa protestuesit kanë marshuar edhe drejt Ministrisë së Drejtësisë.
“Platforma kombëtare për gratë” kërkon drejtësi për nënën e ndjerë 23-vjeçare, që u vra nga ish-bashkëshorti Elton Metaj dhe la pas një fëmijë të vogël 3 vjeç.
Ata kanë kërkuar heqjen e kujdestarisë prindërore për vrasësit e nënave.
“Duam drejtësi, mbështetje familjeve të viktimave”- thonë protestuesit.