Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Kokainë, kanabis dhe municione në banesë, arrestohet 32 vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 15 September 2021
Kokainë, kanabis dhe municione në banesë, arrestohet 32

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës pasi është kapur me drogë dhe me municion luftarak. Në kuadër të këtij aksioni është arrestuar Shkelqim Sokoli dhe janë proceduar penalisht edhe dy persona për moskallëzim të krimit. Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, sherbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë(thikë) një palë pranga policie të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sekuestrohen municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, pranga policie, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Drogë, municion dhe sende të tjera të kundraligjshme në mjet dhe në banesë, vihet në pranga nga Policia e Kavajës, 32-vjeçari.

32-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Sekuestrohen municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, pranga policie, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme apo i mbajnë ato në banesë, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues Sh. S dhe pasagjer shtetasit K. K dhe M. K.

Gjatë kontrollit në automjet dhe të banesës së shtetasit Sh. S, sherbimet e Policisë gjetën municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë(thikë) një palë pranga policie të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sh, S., 32 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e uniformës”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Lirohet nga burgu Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Pr...

11:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI